Panik për ikonën e çiklizmit, aksident i rëndë dhe kalon natën në terapi intensive

23 Nëntor 2021
8:38
Telesport
back button

Momente paniku për çiklistin britanik Mark Cavendish, që në turneun e Gand është rrëzuar gjatë një gare. Sipas mjekëve, ai ka pësuar fraktura në dy brinjë dhe një pneumotorace (rënia e pjesshme e një prej mushkërive).

Ai e ka kaluar natën e djeshme në terapinë intensive në spital, por nuk ka asgjë serioze për jetën e tij. Kjo ishte një masë paraprake nga ana e mjekëve për të mbajtur nën kontroll çiklistin e njohur, që në karrierë ka fituar 32 etapa të Turit të Francës.

Madje Cavendiosh pritet të dalë brenda 48 orësh nga spitali, për të vijuar më pas trajtimin në shtëpi, ku do të jenë nën mbikqyrjen e stafit mjekësor. Incidenti ndodhi në Belgjikë dhe Cavendish ishte me shpejtësi maksimale kur u rrëzua.

Kampioni olimpik Lasse Hansen u rrëzua pak metra para tij dhe britaniku nuk mund ta evitonte kontaktin, duke u përplasur me biçikletën e danezit dhe fluturoi në ajër e u rrëzua në pistë. Ndihma mjekësore ishte e menjëhershme. Ai u largua nga impanti me barrelë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit