Panik për yllin e Tottenham, humb ndjenjat në plazh

5 Korrik 2019
12:13
back button

Dele Alli po kalon pushimet në ishullin grek të Mykonos, së bashku me të dashurën e tij Ruby Mae.

Gjithsesi e enjtja nuk ka qenë ditë e mirë për yllin e Tottenham, pasi nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat në sy të të dashurës së tij. E alarmuar Ruby ka kërkuar ndihmën e dy rojeve të plazhit, të cilët e kanë sjellë në vete 23-vjeçarin dhe më pas e kanë ndihmuar për të shkuar në dhomën e hotelit ku çifti është akomoduar.

Asgjë serioze për anglezin, sepse ka qenë thjeshtë një këputje nga temperaturat e larta që në Mykonos i kanë kaluar 35 gradë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit