Pankina e klubit të Serie A, De Biasi shihet si “gomë rezervë”

10 Tetor 2019
11:03
Alfred Lleshi
back button

Kanë kaluar tashmë katër ditë nga java e fundit në radhë e Serie A. Milani ka ndryshuar trajnerin, Genoa ka konfirmuar Andreazzoli, ndërsa Sampdoria nuk ka marrë ende një vendim për trajnerin e ri, që do të zëvendësojë Di Francesco. Shumë emra përfliten, me kandidatë të përshtatshëm për këtë stol gjithnjë e më pak. Pas përgjigjes negative nga Gattuso, dy emra mbetën në listë. Po flasim për Beppe Iachini dhe Gianni De Biasi, me të parin pak të favorizuar për të pasuar Eusebio D Francesco. Kështu bëjnë me dije sot mediat italiane.

Në lidhje telefonike me “Telenord”, Beppe Iachini foli për këtë çështje: “Në këtë fazë është e vështirë të bësh deklarata, e vetmja gjë që mund të them me siguri është se do të isha i lumtur të kthehesha aty për marrëdhënien që kemi, respektin, dashurinë dhe zemrën. Një marrëdhënie e shkëlqyer është krijuar me këtë mjedis, me të gjithë fansat, për ato që kemi përjetuar më parë. Sampdoria është në zemrën time, mendoj për të. I uroj vetëm lumturi dhe fat të mirë”.

Në orët në vazhdim mund të ketë edhe befasi, të cilat për presidentin Ferrero nuk përjashtohen asnjëherë. Claudio Ranieri (një ëndërr shumë e komplikuar), Rudi Garcia (e njëjta situatë si me Ranieri) dhe Di Biagio mund të përfshihen në garë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit