“Pantani, vrasja e një kampioni”, del në kinema filmi dedikuar ikonës së çiklizmit

24 Shtator 2020
11:35
Telesport
back button

16 vite nga vdekja e çiklistit italian Marco Pantani, i njohur me nofkën “pirati”, më datat 12-13-14 tetor do të dalë në kinema filmi dedikuar atij. Një film “thriller” dhe dramatik, që është edhe një hetim për këtë çështje ende me shumë dilema.

Në këtë film të titulluar “Çështja Pantani, vrasja e një kampioni”, do të bëhet rikonstruksioni i detajuar i jetës së kampionit të biçikletës, duke nxjerrë në dritë edhe disa detaje të pazbuluara më parë që kanë lidhje me vdekjen e çiklistit.

Sipas filmit, Marco Pantani është vrarë dy herë: Herën e parë nga shteti, kur u akuzua për përdorim dopingu përmes një epruvete të manipuluar dhe herën e dytë pesë vite më vonë, nga organizatat kriminele në Rimini, kur u gjet i vdekur ditën e Shën Valentinit.

Në këtë film, çështja Pantani është ajo e një sportisti që u kthye në mit, një mit që më pas u shkatërrua. Një viktimë që ende nuk ka gjetur drejtësi. Historia e një njeriu të apasionuar dhe të kontaditave të tij. Filmi është rrëfimi i Marco dhe të 3 frazave të të jetës së tij të shkurtër: 3 shpirtra, 3 interpretues, një njeri i vetëm.

Posteri i filmit

Lajme të tjera

Lajmet e fundit