Panucci i tregon Romës sekretet shqiptare: Një vend mikpritës, do të ndiheni si në shtëpi

13 Maj 2022
13:15
Alfred Lleshi
back button

“Rruga drejt fitores është mendimi i vetëm. Nuk e imagjinoj dot Romën pa trofeun”. Christian Panucci flet në emër të verdhekuqve, sepse vitrina e tij shkëlqen nga titujt ndërkombëtarë. Ajo pasurohet edhe nga sukseset e fundit romaniste, 14 vite më parë.

Këtë herë bën tifo që Roma të fitojë finalen e Tiranës, atë të “Conference League”: “Në finale llogariten detajet; një pasazh, një diagonale. Si ish-lojtar i Romës do të bëj tifo për të, duke shpresuar se do ta mundim Feyenoord dhe të festojmë të gjithë së bashku”.

Si ish-trajneri i kombëtares shqiptare, ai e njeh në mënyrë perfekte vendin e diskutueshëm të ndeshjes, Tiranën. “Stadiumi është i vogël, – sqaron ai, – por është vërtet një xhevahir. Dhe mund ta arrini lehtësisht në këmbë nga qendra e qytetit. Jam i sigurt që italianët do të ndihen mirë në Shqipëri, një vend mikpritës dhe respektues. Për mua, puna atje ishte e mrekullueshme”.

Si luhet një finale?
Duhet ta interpretosh. Të duhet tensioni i duhur që të mos e komplikosh jetën. Përqendrimi ok, pa nervozizëm.

A mund ta trembë Feyenoord skuadrën e Romës?
Kur arrin në finale do të thotë se vlerat janë aty. Unë i pashë, ata luajnë shpejt me topin. Nuk e eliminon dot rastësisht një ekip si Marseille. Shpresoj që Roma të tregohet superiore.

A mund të jetë Mourinho vlera e shtuar me mentalitetin e tij?
José ka përvojën për t’i menaxhuar situatat. Shpresoj se do të jetë në gjendje t’u japë lojtarëve qetësinë e duhur.

Çfarë keni bërë ju para finaleve?
Unë pushoja, shumë nga shokët e mi nuk flinin natën. Vetë nuk kam pasur kurrë probleme. Ditën e finales së Champions League kundër Juventusit (me Real Madridin), Fernando Hierro më shkundi sepse, si zakonisht, më kishte zënë gjumi në orën 21:30 dhe u zgjova shumë i freskët.

Më pas përfundoi mirë, me golin e Mijatovic në Amsterdam. A është kjo finalja juaj e zemrës?
I mbaj të gjitha finalet në zemrën time. Mendoj për Milan-Barcelona, ​​një ëndërr. Kam gjithashtu një kujtim pozitiv për atë që humbëm kundër Ajax. Ishte një natë e mrekullueshme.

Si një drejtues i vjetër, çfarë do t’iu rekomandonit lojtarëve më të rinj teksa i afrohen ndeshjes?
Do t’u thoja ta shijonin momentin. Jini të lumtur dhe të qetë, finalja jep ndjesi të pabesueshme.

Pse Panucci ra në dashuri me Romën, pavarësisht se kishte fituar gjithçka në klube të tjera?
Sepse romanet nuk janë femrat më të bukura që kam takuar ndonjëherë, por ato më emocionuan më shumë. Kur vesh atë fanellë nuk ke frikë nga asgjë. Dhe qyteti, mirë, nuk ka nevojë për komente. Unë kam jetuar atje për 20 vite.

Pse nuk ka vend për Panuccin te Roma?
Le të kalojmë në një pyetje tjetër. Përveç kësaj, për momentin dua mbi të gjitha të stërvis. Kam refuzuar 7-8 oferta në muajt e fundit dhe tani ndihem gati të rifilloj.

A është e vërtetë se ishit afër rikthimit si trajner te Roma?
Dy herë. E para me Baldinin më 2013. Më pas zgjodhën Garcian. E dyta më 2019, pas shkarkimit të Di Francesco, por zgjedhja ra mbi Ranieri. Veç kësaj, në atë kohë isha i zënë me Shqipërinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit