Paolo Andrea në gjurmët e babait Iniesta, por i preferuari i tij është një portier

13 Nëntor 2019
16:27
Denis Hakanaj
back button

Një Iniesta i ri në fushën e lojës.

Një lajm që gëzon të gjithë tifozët e botës. Ndikimi i Andres Iniesta-s në futboll ka qenë mbresëlënës sic tregojnë edhe sukseset e arritura nga spanjolli, që ka fituar dy Europianë, një Botëror me Spanjën dhe katër Champions League me Barcelona-n.

Duke gjykuar nga imazhet e postuara nga ish-mesfushori i katalanasve në rrjetet sociale, djali Paolo Andrea duket se ka vendosur ta imitojë. Fëmija 4-vjeçar është parë duke hedhur hapat e parë me topin.

Dhe duket se pasioni nuk i mungon. Mbetet për t’u kuptuar se cili do të jetë roli i tij në fushë, edhe pse babai Andres nuk është i vetmi lojtar që i pëlqen. Gjithmonë sipas rrjeteve sociale, Paolo Andrea është një tifoz i madh i portierit të Barçës, Marc-Andre Ter Stegen. Gjermani   e ka shpërblyer duke i dhuruar dorezat e tij.

Një shenjë e fatit?  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit