Paquetá rrezikon shumë, mesazh në Instagram kundër Giampaolo

17 Shtator 2019
9:29
Alfred Lleshi
back button

Transferta në Verona për Lucas Paquetá ishte zhgënjyese. Ai u zëvendësua nga blerja më e re, Ante Rebic, që e ndihmoi sulmin e Milanit, i cili më pas kulmoi me golin e shënuar nga pika e bardhë prej Piatek. Vetëm 45 minutat e para të lojës në dispozicion të brazilianit, i cili nuk ka qenë i lumtur me këtë zëvendësim. Pakënaqësia është manifestuar edhe përmes një “Story” në Instagram, në të cilën postoi një foto të driblimit të tij në “Bentegodi”, me dështimin e mbrojtësve kundërshtarë për ta ndalur pa faull. 

Por, ajo që bie më shumë në sy është mesazhi, që ish-lojtari i Flamengo dëshironte të ndante me ndjekësit e vet: Krenar që jam brazilian”. Referenca do të ishin fjalët e Marco Giampaolo, i cili e kishte analizuar atë në këtë mënyrë: “Eshtë i çrregullt, por dua ta bëj që të luajë në atë rol. Do të luajë pas sulmueve, por duhet pak kohë, megjithatë është inteligjent”. Ky sulm virtual mund t’i kushtojë Paquetá.

“Tuttosport” zbulon se ai mund të marrë një gjobë të rëndë nga Milani, deri tani aspak i kënaqur me qëndrimin e brazilianit. Këto situata duken të tepërta disa ditë para derbit kundër Interit. Në dritën e këtij skenari, duket e vështirë të shihet Paquetá në fushë që nga minuta e parë, përveç nëse arrin ta bëjë Giampaolo të ndryshojë mendje në ditët e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit