Paquetà, një gol në 44 ndeshje. Milani, e shet apo e rrit?!

11 Gusht 2020
10:54
Alfred Lleshi
back button

Lucas Paqueta në kërkim të formës më të mirë, ndërkohë që nuk ka bindur ende te Milani. Do të jenë pushime me reflektime të thella për të, sepse një sezon tjetër si ai i fundit është i paimagjinueshëm. Braziliani duhet të rizbulojë identitetin, ta propozojmë veten si një zgjidhje e besueshme përpara trajnerit Pioli. Ose, është koha për të raportuar te Maldini dhe të vendoset se cila mund të jetë e ardhmja më e mirë.

Shifrat e këqija – Lucas Paqueta ishte në thelb lojtari i vetëm (së bashku me të krahun e djathtë të mbrojtjes) që Pioli nuk ishte në gjendje ta rigjallëronte. Qe e pamundur për ta sjellë atë në një nivel më të lartë sesa në pjesën e parë të sezonit, kur të gjithë kuqezinjtë kishin vuajtur. Ne nuk mund të flasim për humbje, sepse braziliani është vetëm 22 vjeç dhe i talentuar, por një reflektim është domosdoshmëri për të. Numrat e sezonit që sapo përfundoi fatkeqësisht vërtetojnë se nuk është në lartësinë e pritshmërive: 27 ndeshje, nga të cilat vetëm 13 si startues, me 11 zëvendësime dhe votën e katërt mesatare nga fundi i grupit. Në përgjithësi, te kuqezinjtë, ai ka shënuar vetëm një gol në 44 ndeshje. Duhet thënë që ai është shumë realist. Kohët e fundit shkroi në rrjetet sociale: “Gjithmonë e dija se nuk do të ishte e lehtë. Do të vazhdoj të ndjek ëndrrat dhe qëllimet e mia”. Problem përbën fakti se Lucas nuk është një djalosh i akademisë. Pra, nuk mund të arsyetohet askush duke thënë: Nëse “lulëzon”, mirë; përndryshe durim. Jo, Lucas u ble për 38.4 milionë euro dhe është përforcimi më i shtrenjtë i “Elliott”; një nga më të shtrenjtët në historinë e klubit kuqezi.

Zgjidhja – Prandaj është e nevojshme, në një farë mënyre, të zgjidhet rruga më e mirë. Palët duhet të kërkojnë zgjidhjen e duhur. Ka disa. Të mendosh për një shitje të thatë është padyshim shumë e ndërlikuar, përveç nëse futesh në një humbje kapitali (për ta shmangur atë duhen të paktën 25 milionë euro). Është më e arsyeshme ta mendosh atë si një lojtar që të përfshihet në operacione të rëndësishme shkëmbimi (në boshtin Milano-Firence, për shembull, ku Lucas ka më shumë se një admirues). Nuk është keq edhe një huazim klasik për t’i dhënë atij mundësinë të gjejë veten. Ose, më në fund, por sigurisht jo si zgjidhja e fundit, të qëndrojë dhe të luajë shanset e tij te Milani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit