Paqueta trondit shtyllën me një goditje rrufe (Video)

21 Janar 2019
15:53
back button

Nuk ka gola në Genoa, vendasit dhe Milani e kanë mbyllur me rrjeta të paprekura pjesën e parë. Kanë qenë lojtarët e Prandellit ata që e nisën më mirë ndeshjen dhe u shfaqën rrezikshëm në portën e kuqezinjve në disa raste. 

Pa fat ishte Zapata që la lojën i dëmtuar në minutën e 14’-të. Në vijim është sërish Genova që tenton me Pandev, por nuk ia dalin të shënojnë. 

Në fund të 45 minutave të para është Calhanoglu që ka mundësi të shënojë nga një goditje dënimi në kufirin e zonës, por turku godet krejtësisht gabim. Një më pas është sërish ai që nis një kundërsulm dhe harkon në zonë, topi largohet me kokë nga mbrojtja dhe Paqueta vjen vrullshëm duke goditur fluturimthi me të majtën e tij. Braziliani është i pa fat sepse topi përplaset në shtyllë dhe del jashtë.

Theksojmë se në këtë ndeshje nuk luajnë Higuain dhe Piatek.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit