Futboll

Paqueta zbarkon në Milano, shfaqet një aleat për Fabregasin. Pse ka ngecur zyrtarizmi i Ibras?

Lucas Paqueta, blerja e parë zyrtare për merkaton e janarit, do të zbarkojë këtë fundjavë në Itali, Milano. Pasi është përshëndetur me tifozët e tij të Flamengos, blerja që kushtoi 35 mln euro, dot ë kryejë vizitat mjekësore në “La Madonnina” të Milanos dhe më pas mund të niset për në “San Siro” për të ndjekur sfidën Milan-Torino, të dielën në orën 20:30.

Ai do të nisë në janar stërvitjet, teksa dhjetori do të shërbejë më shumë për të pushuar, pas një sezoni të gjatë në Brazil.

Sakaq, sa i përket çështjes “Fabregas”, Milani nuk ka ndër mend që të shkojë më shumë se 8 mln euro për të blerë kartonin e tij, pasi kontrata i skadon në verën e vitit të ardhshëm me Chelsean. Sipas medieve britanike, ajo që po shtyn për transferimin në “San Siro” është bashkëshortja e tij, që e sheh Milanin si qytet ideal.

Në anën tjetër, ende asgjë në frontin “Ibrahimovic”. Përveç aspektit ekonokim dhe interesave të Raiolas, me komsionin e lartë, ka një tjetër ngërç të rëndësishëm. Forma e tij fizike. Në këtë rast, Leonardo ka dyshime, ndaj edhe po sheh dy profile të tjera, si Origi i Liverpool.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Futboll