Parada e trishtuar e Manchester Cityt për të festuar fitimin e Premier – PAMJET

24 Maj 2022
18:57
Telesport
back button

Të gjitha kampionatet e mëdha evropiane përfunduan fundjavën e kaluar. Nëse në disa vendimet ishin dhënë tashmë, në disa të tjera u deshën 90 minutat e fundit për të dekretuar fituesin e turneut. Kampionati që u vendos në turin e fundit është ai italian dhe ai anglez.

Në Itali ishte AC Milan ai që fitoi, duke rrëmbyer Scudetton nga kushërinjtë e tyre të Interit duke mundur Sassuolo 3-0 në ndeshjen e fundit te sezonit të Serisë A; ndërsa në Angli beteja e gjatë mes Manchester Cityt dhe Liverpool-it u zgjidh me fitoren e djemve të Pep Guardiolës në fotofinish dhe pas një sfide vërtet emocionuese.

Qytetarët ishin duke humbur 0-2 në shtëpi me Aston Villa, por në shtatë minuta ata bënë rikthimin fitues dhe arritën titullin e tyre të katërt në pesë vitet e fundit. Festa shpërtheu në fishkëllimën e fundit dhe gjatë ndarjes së çmimeve emocioni që pushtoi lojtarët e Cityt ishte i dukshëm!

Tensionet e javëve të fundit, nga eliminimi në Champions League nga Real Madrid e deri te barazimi ndaj West Ham. Një presion i madh te njerëzit e Guardiolës. Ashtu siç ndodhi me Milanin, të hënën Manchester City festoi titullin në rrugët e qytetit me autobusin e zbuluar dhe përveç urimeve për punën e bërë, nuk munguan kritikat për pjesëmarrjen e ulët në disa zona të qytetit.

Shumë media angleze, madje edhe disa tifozë kundërshtarë, kanë theksuar se pavarësisht faktit se Qytetarët tani fitojnë me një vazhdimësi të jashtëzakonshme, baza e tyre mbështetëse është gjithmonë mjaft e varfër në qytet dhe tërheqja e klubit në nivel global nuk është pasqyra e Mançesterit.

Në këtë kuptim, u morën si shembull fotot e parades se Mianit, në të cilat kishte njerëz që shoqëronin gjatë gjithë kohës kortezhin; ndërsa ata të kampionëve të rinj të Anglisë panë vetëm disa zona të kursit të mbushura dhe të tjerat mbetën gjysmë bosh…

Këto janë qartazi përleshje mes tifozëve dhe vëzhgime që synojnë të prekin pronën e Manchester Cityt dhe Khaldūn Khalīfa Aḥmad al-Mubārak më shumë sesa ekipin në kuptimin e ngushtë. Historia dhe tradita e futbollit nuk ndërtohet vetëm me para, por ka një rrugë të madhe për të bërë për të pasur një blazon si emrat e mëdhenj të njohur në mbarë botën…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit