Paradoksi kuqezi: Shkëlqen me kombëtaren, i papërdorur te Milan

23 Tetor 2019
21:08
back button

I transferuar te Milan në merkaton e verës nga Eintracht Frankfurt, në një huazim 2-vjeçar me të drejtë blerje të fiksuar në shumën 25 milionë euro, Ante Rebic kishte shënuar në Bundesliga 25 gola në 100 ndeshje, pas eksperiencave të mëparshme italiane me Fiorentinën dhe Veronën.

Një çmim i lartë dhe i rëndësishëm, të cilin kroati do të duhet të dëshmojë se vlen, por për momentin nuk duket se e ka patur shansin. Numri 18 kuqezi, që i solli aq shumë fat te përfaqësuesja e Kracisë, po përjeton në këtë fillim sezoni një paradoks të vërtetë.

Me kombëtaren e tij, që në vitet e fundit është konfirmuar si një nga më të mirat në botë, mjafton të kujtojmë faktin që ishte finaliste e Kupës së Botës 2018, Rebic është afirmuar si një lojtar shumë i rëndësishëm dhe titullar i padiskutueshëm.

Pasi fitoi postin e titullarit me performancën në Rusi, kroati i Milan numëron 1 gol dhe 3 asiste në 6 ndeshje në këto kualifikuese të Europianit, duke u aktivizuar në 4 ndeshje nga minuta e parë. Numra e statistika kontradiktore kur krahason me ato që kroati numëron te Milan. Me fanellën kuqezi Rebic numëron vetëm 4 aktivizime në 6 ndeshje kur ka qenë I gatshëm për një total prej 73 minutash të luajtura. Ardhja e Piolit në drejtim të Milanit rrit shpresat për një aktivizim më intensive të kroatit te kuqezinjtë, pasi trajneri e ka udhëhequr Rebic edhe te Fiorentina, për t’i dhënë fund kështu paradoksit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit