Paralajmërimi i De Bruyne: Do të përfundojmë të gjithë në infermieri

3 Prill 2020
16:13
Denis Hakanaj
back button

Ideja e Premier League, në rast të rifillimit  të kampionatit, është që t’i ngjeshë ndeshjet e mbetura në pak javë. A sa mjafton për të alarmua  trajnerët dhe përgatitësit atletikë.

Edhe De Bruynë është skeptik në lidhje me këtë mënudësi. Belgu ka pyetur veten nëse është e drejtë që të forcohet kthimi në fushë.  

Propozimi i Premier League nuk e bind shumë,

“Nuk ia kam idenë nëse dhe kur do të luajmë. Edhe në Angli duan të presin sa më gjatë  të jetë e mundur, por si futbollist nuk është e lehtë”, ka thënë ylli i Manchester City-t për faqen www.hln.be.  

“Nuk jemi aktivë prej gjashtë javësh, normalisht është e nevojshme një përgattije prej 3-4  javësh për  të qenë në maksimumin e formës. Nëse kthehemi menjëherë në fushë, do ta shohim të gjithë veten në infermieri shumë shpejt. Nuk mund të jetë ky qëllimi”.

“Besoj se të pritet akq shumë për të marrë një vendim mund të krijojë probleme për sezonin e ardhshëm. Do të më vinte keq ta mbyllnim sezonin kaq shpejt, por nëse mund  të shmangen probleme për vitin e ardhshëm, duhet bërë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit