Paralajmërimi i Verstappen: Ja çfarë më duhet që të mos dështojmë

22 Tetor 2021
12:01
Gentian Spiri

Max Verstappen është gati për sfidën e radhës me Lewis Hamilton, në një betejë të fortë “rrotë më rrotë” për titullin kampion në Formula 1. Arena e radhës është pista amerikane e Austin, ku do të garohet ditën e diel.

Nuk jam aspak i shqetësuar për atë që do të ndodhë në pistë dhe për duelin me Hamilton”, tha pilot ii ri holandez, që ka 6 pikë avantazh ndaj rivalit britanik. “E di që makina është e shpejtë dhe kemi bërë hapa përpara në këtë përballje”, tha Verstappen.

Kërkoj nga makina të jetë më e shpejtë se në Turqi, në të kundërt do të vuajmë shumë. Edhe pse jam në krye të renditjes, në Turqi ishim më të avashtë se Mercedes, ndaj pres një Red Bull ndryshe në pistë”, tha Max Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit