Paralajmërimi i Xhakës: Do të ishte një humbje e madhe

20 Maj 2020
21:18
Denis Hakanaj
back button

Granit Xhaka ka pranuar se shitja e Pierre-Emerick Aubameyang nga ana e Arsenal-it do të ishte një “humbje e madhe”.

Aubameyang po i afrohet 12 muajve të fundit të kontratës së tij në Emirates.

Xhaka, i cili është zëvendësuar nga Aubameyang si kapiten i ekipit gjatë këtij szoni, ka prannuar se largimi i tij do të ishte një goditje e madhe për klubin.

“Nëse do të ndodhë, do të ishte një humbje e madhe për ekipin dhe klubin”, ka thënë Xhaka për SportBild.

“Auba është gjithmonë i rrezikshëm dhe një person shumë i mirë. Ai është gjithmonë pozitiv, optimist dhe një profesionist i vërtetë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit