Paralajmërimi nga Franca: Eksod me parametra zero për dy yjet e PSG

9 Nëntor 2019
22:54
back button

Këto mund të jenë muajt e fundit me fanellën e Paris Saint-Germain për Thiago Silva dhe Edinson Cavani. Sipas raportimeve më të fundit që vijnë nga “Le10Sport”, të dy futbollistët, të cilëve u skadon kontrata në fund të sezonit, deri në këto momente nuk kanë marrë asnjë ofertë për rinovim nga ana e drejtorit sportiv, Leonardo.

Një situatë që paralajmëron lamtumirën e mbrojtësit brazilian, sikurse dhe të sulmuesin uruguaian, të cilët ndodhen te PSG respektivisht që nga viti 2012 dhe 2013. Të shumtë janë klubet që kanë shfaqur hapur interesimin për shërbimet e dyshes së kampionëve të Francës, të tunduar gjithashtu nga fakti që mund të sigurojnë shërbimet e dy lojtarëve fenomenalë, pa asnjë kundërshpërblim.

Të dy futbollistët, si Silva, ashtu edhe Cavani ishin titullar në sfidën e fundit që PSG zhvilloi në Ligue 1 ndaj Brest, e fituar nga kampionët në fuqi me rezultatin 1-2, por me uruguaianin që nuk arriti të bëhej protagonist. Golat u realizuan nga Di Maria dhe Icardi që vendosën fitoren e PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit