Paralajmërimi për lojtarët dhe stafin teknik të United: Mos dilni jashtë!

19 Nëntor 2019
16:09
Denis Hakanaj
back button

Yjeve të Manchester United u është thënë që të mos dalin jashtë për më shumë se 10 minuta kur të luajnë kundër Astana-s.  

Kjo për shkak se temperatura pritet të jetë -20 gradë celsius kur Djajtë e Kuq do të shkojnë në Kazakistan 28 nëntorin e ardhshëm për ndeshjen e Europa League.

Sipas ESPN, drejtuesit e klubi kanë këshilluar lojtarët dhe stafin teknik që të mos dalin jashtë gjatë vizitës së tyre. Për të luftuar të ftohtin, ndeshja në Astana do të luhet në një stadium të mbyllur dhe me bar artificial. Pavarësisht këtyre masave, lojtarët e United dhe stafi teknik nuk mund të dalin jashtë për më shumë se 10 minuta.

Skuadra angleze e ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Europa League pasi ka fituar tri nga katër ndeshjet e luajtura deri tani. Trajneri Solskjaer pritet që të lërë pushim disa lojtarë, duke parë se ekipi i tij do të ndeshet me Aston Villa, Spurs dhe Manchester City javën e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit