Premier League

Paralajmërimi për Sarri-n: Kujdes se mos përfundon si Mou dhe Conte

Nëse flitet për Premier League, Paolo di Canio është sigurisht një autoritet. Ish-kapiteni i Lazio-s e njeh shumë mirë kampionatin anglez, duke parë se ka luajtur atje me fanellat e Shefield, West Ham dhe Charlton, dhe se ka drejtuar stolin e Sunderland. Për këtë arsye është logjike që ai të pyetet për një trajner italian si Maurizio Sarri. Kur është zyrtarizuar kalimi i trajnerit toskan te Chelsea, Di Canio e ka paralajmëruar duke thënë me shaka: “Kujdes fjalët e pista”. Por tani çështja është serioze dhe, sipas Di Canio-s, ish-trajneri i Napoli-t rrezikon.

Pas një pjese të parë shumë të mirë të sezonit, Chelsea duket se është ndalur, duke marrë një fitore, një barazim dhe dy humbje në katër ndeshjet e fundit të kampionatit. Një ecuri aspak premtuese për Di Canio-n: “Fillimi i mirë për Chelsea-n? Do të kishte qenë më mirë e kundërta”, ka thënë italiani për “Daily Mail”. “Tani duket se ata janë ndalur, madje po bëjnë disa hapa mbrapa. Për lojtarë si Hazard dhe Willian është bërë e vështirë edhe të kalojnë kundërshtarët”.

Mungesa e rotacionit, problemi kryesor? Edhe po të ishte, Sarri nuk mund të mos e bëjë. “Ka shumë ndeshje në këtë periudhë të vitit dhe skuadrat e tjera nuk do të lënë asgjë rrugës. Sarri duhet të tregohet shumë i kujdesshëm”, ka vazhduar Di Canio. “Mund të humbasësh me Manchester City-n, por nëse do të vijë një humbje tjetër, Chelsea mund të përfundojë në vendin e pestë”.

“Rreziku është që shumë lojtarë të demoralizohen nga kjo gjë dhe të mos besojnë më te procesi i rritjes. Shumë nga këta lojtarë janë të njëjtën që hoqën dorë nga Mourinho dhe Conte. Unë mendoj se ata e duan dhe e ndjekin Sarri-n, por ai duhet t’i shpjegojë më mirë disa pika të filozofisë së tij taktike dhe teknike. Lojtarët e sulmit e mbajnë për një kohë të gjatë topin dhe ky nuk është stili i Sarri-t”, ka përfunduar Di Canio.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Premier League