Paralajmëron rikthimin, Mourinho rrëfen defektin e Balotelli &Co

17 Maj 2019
21:46
back button

Gjatë një interviste për “RMC”, Jose Mourinho është rikthyer të flasë për të ardhmen e tij, madje duke konfirmuar për të disatën herë dëshirën për të rinisur aktivitetin që nga kjo verë.

“Kam shumë cilësi dhe njëra prej këtyre është që të respektoj klubet e tjerë dhe drejtimin e tyre. Nuk kam thënë kurrë se më kërkoi ai klub, apo më kontaktuan. Kur u largova nga Manchester United në dhjetor, mora menjëherë vendimin se dua të rikthehem të punoj në verë”, deklaroi trajneri portugez.

Më pas, “Special One” foli edhe për Mario Balotellin: “Mund të jetë më i mirë se sa shfaqet aktualisht. Kohët e fundit i kam thënë njërit prej futbollistëve të mi: ‘Je fantastik, por mund të jesh akoma edhe më i mirë nëse do të ndiqje këshillat e mia’. Ai mu përgjigj: ‘Ke të drejtë, por dashuroj të jem vetvetja’”.

“Disa futbollistë në këtë mentalitet, janë të lumtur ashtu si janë. Ndonjëherë ndodh edhe për shkak se nuk ndihmohen nga menaxherët e tyre, por gjithsesi, Mario më pëlqen shumë. Mund të jetë më i mirë se sa është, por është i aftë. Ka qenë kampion në Angli, në Itali, ka fituar Champions League”, vijoi Mourinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit