Paraqitja zhgënjyese ndaj Izraelit, trajneri Reja “përzë” 11 futbollistë kuqezinj

11 Qershor 2022
16:03
Alfred Lleshi
back button

Humbja e mbrëmshme 2-1 ndaj Izraelit, pas barazimit në Rekjavik (1-1), i ka zhgënjyer të gjithë. Kritikat ndaj trajnerit Edy Reja dhe futbollistëve të kombëtares kanë shpërthyer sërish.

Edicioni i ri i Ligës së Kombeve ka nisur aspak ashtu sikurse pritej. Duket se mungon harmonia mes grupit të lojtarëve, që shfaqen pa shpirt e grintë në fushë. Diçka nuk funksionon, ndaj duhet ndërhyrë shpejt nga FSHF-ja dhe personat përgjegjës.

Përpara, më 13 qershor kemi miqësoren me Estoninë, në të cilën mund të bëhet një “provë gjenerale” për të provuar diçka ndryshe, qoftë në modulin 3-5-2 që s’e ndryshon kurrë Reja, qoftë në përbërjen e formacionit.

Kështu, sot janë larguar plot 11 lojtarë nga grumbullimi me kombëtaren, të cilët nuk do të jenë për miqësoren e së hënës. Emrat e tyr janë: Etrit Berisha, Nedim Bajrami, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Kastriot Dermaku.

Duket qartë se ata mezi kanë pritur pushimet, duke mos denjuar të luajnë edhe në miqësoren me estonezët. Ndoshta është edhe një “dënim” i trajnerit Reja, që ka vendosur të testojë të rinjtë, duke iu bërë kështu presion indiekt senatorëve kuqezinj se nuk janë të pazëvendësueshëm, nëse vijojnë të zhgënjejnë si ndaj Izraelit në pjesën e dytë.

Njëherazi, në kombëtare janë thirrur këto futbollistë të rinj: Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni dhe Kevin Haveri. Ja futbollistët që do të jenë të disponueshëm për miqësotren e së hënës, prej orës 18:00 në “Arena Kombëtare”:

Elhan Kastrati
Gentian Selmani
Simon Simoni
Frederic Veseli
Elseid Hysaj
Enea Mihaj
Erjon Hoxhallari
Kevin Haveri
Amir Abrashi
Ylber Ramadani
Taulant Seferi
Myrto Uzuni
Giacomo Vrioni
Armando Broja
Enis Çokaj
Jon Mersinaj
Arbnor Muçolli
Endri Çekiçi
Ermir Lenjani

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit