Parashutisti ndërpret ndeshjen, arbitri e ndëshkon (VIDEO)

11 Qershor 2021
17:47
Telesport
back button

Episod i veçantë në futbollin polak. Gjatë një ndeshje të kategorive të ulëta që po zhvillohej në Elblag, në fushë ka zbarkuar një parashutist.

Ai vendosi t’i jepte fund fluturimit të tij në mesin e fushës, duke ndërprerë lojën.

Asgjë e programuar, por thjesht rastësi. Lojtarët të habitur për mysafirin “e paftuar”, teksa arbitri kryesor e mori gjithçka me sportivitet dhe me të qeshura.

Karton përpara fytyrës së parashutistit…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit