Paratici: Ja pse zgjodhëm Sarrin!

20 Qershor 2019
11:43
Anton Cicani
back button

Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit, i pyetur për motivin se pse u zgjodh pikërisht Sarri, ka dhënë një argumentim jo të lidhur me lojën që bën…

"Nuk kishte të bënte mënyra e lojës në motivimin e Juventusit për të ndryshuar. Zgjodhëm Sarrin sepse mendojmë se në këtë moment është trajneri më i mirë për Juventusin. Siç bëmë me Allegrin pesë vite më parë dhe me Conten përpara atij".

"Besojmë se është më i miri i mundshëm. Ka treguar shumë cilësi në Itali, Angli, në nivel ndërkombëtar. Më i miri dhe i përshtatshmi për të drejtuar Juventusin".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit