“Paris 2024” regjistron shitje rekord biletash 15 muaj nga Olimpiada, ja shifrat

9 Maj 2023
13:44
Telesport
back button

Lojërat Olimpike “Paris 2024” deri më tani po shkojnë mjaft mirë për sa i përket shitjes së biletave. Sipas Etienne Thobois, njeriut që menaxhon këtë Olimpiadë, deri më tani janë shitur 3.3 milionë bileta. Ndërkohë që, objektivi i organizatorëve është arritja e kuotës së 13 milionë biletave të shitura deri në verën e vitit 2024, kur zhvillohet ky event olimpik.

Biletat janë të shitur të gjitha në platformat digjitale dhe 2/3 e tyre janë blerë nga francezët. Më pas vijnë tifozët britanikë, amerikanë, gjermanë, holandezë e italianë. Ka gjasa që mes personave që kanë siguruar biletën të kenë edhe rusë, duke qenë se shitja është e lirë. Biletat janë shitur deri më tani në 158 vende të ndryshme të botës.

Çmimi më i lirë i një bilete është 24 euro, por ka edhe bileta të shtrenjta. Sipas Thobois, biletat për ceremoninë e hapjes mund të shkojnë deri në 2700 euro, ndërsa ato të finales së 100 metrave apo të garave finale në basketboll e not mund të shiten edhe 940 euro. Gjithsesi, fakti që janë shitur 3.3 milionë bileta që tani, 15 muaj para fillimit të Olimpiadës, tregon për interesimin e madh që kanë njerëzit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit