Paris Saint-Germain gjen trajnerin e ri falë… Icardi-t

4 Qershor 2020
16:07
Denis Hakanaj
back button

Massimiliano Allegri është më afër Paris Saint-Germain-it falë… Mauro Icardi-t.

Ky është lajmi që vjen nga Franca, sipas të cilit drejtori sportiv Leonardo po provon të bindë ish-trajnerin e Juventus-it të marrë vendin e Tuchel.

Sipas Le10Sport, blerja e Icardi-t nuk e ka gëzuar shumë trajnerin aktual, i cili nuk beson se karakteristikat e Icardi-t i përputhen stilit të tij të lojës.

Arritja e marrëveshjes mes PSG-së dhe Inter-it duket se i ka komplikuar akoma më shumë marrëdhëniet mes trajnerit dhe drejtuesve dhe kjo situatë ka shtyrë Leonardo-n që të përshpejtojë dialogun me Allegri-n.

Ish-trajneri i Juventus-it e ka vlerësuar gjithmonë Icardi-n dhe tani mund të punojë me të në Paris.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit