Parisi “zonë të kuqe” prej koronavirus, Roland Garros me vetëm 1000 tifozë

25 Shtator 2020
11:09
Telesport
back button

Federata Franceze e Tenisit dhe organizatorët e Roland Garros po rishohin edhe një herë të fundit masat në prag të startit të grand slam. Shkak është bërë rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 në Francë dhe kryesisht në Paris, ku do të organizohet eventi më i madh i fushave me dhè.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 13.072 raste të reja me koronavirus në Francë, duke detyruar qeverinë të marrë masa të reja shtrënguese, si mbyllja e lokaleve brenda orës 22:00 dhe nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave.

Organizatorët e Roland Garros kishin miratuar pak kohë më parë që gjatë këtij eventi mund të ishin të pranishëm 20 mijë persona, të ndarë në zona të ndryshme. Më pas kjo shifër u ul në 11.500 dhe më pas në 5 mijë tifozë. Por, pas masave të reja, me shumë gjasa numri i tifozëve do të ulet në 1000.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit