Parma-Milan; kur Buffon debutoi frikshëm në Serie A, 25 vite më parë

19 Nëntor 2020
10:34
Alfred Lleshi
back button

Më 19 nëntor 1995, saktësisht 25 vite më parë, në autobusin që po transportonte Parmën nga hoteli për në “Tardini”, ishte edhe një djalë, që po flinte. Bëhet fjalë për një pasdite mjaft të rëndësishme. Në javën e dhjetë, dy “pionierët” e Serie A, parmalatët e Nevio Scala dhe Milani i Fabio Capello takoheshin me njëri-tjetrin. Megjithatë, ai po flinte në autobus, i qetë dhe i lumtur. Duket se nuk e kuptonte plotësisht se çfarë do të thoshte Parma-Milan. Disa shokë të skuadrës nuk e kuptojnë, por nuk guxojnë ta zgjojnë atë. Në fund të fundit, do të varet nga djaloshi i ri, që duke filluar nga 15’, e pa veten në poryën e emilianëve.

Legjenda e futbollit për Gianluigi Buffon, sipas shumë vetëve portierit më të fortë në historinë e futbollit italian dhe botëror, fillon kështu. Me një gjumë të mirë dhe të shëndetshëm. Në atë moment, Gigi nuk njihej nga askush. Disa orë më vonë, emri dhe mbiemri i tij do të bëheshin në vijimësi domen i publikut, midis faqeve të para të gazetave dhe raporteve të transmetimeve sportive kombëtare. Një start i asaj pasditeje që, me çfarë ndodhi deri më sot, nuk mund të jetë si gjithë të tjerët. Nëse 25 vite më vonë jemi akoma këtu për ta kujtuar atë, duhet të ketë një arsye.

Buffon arriti pak rastësisht në atë debutim për shkak se “pronari” i portës ishte Luca Bucci. Ky i fundit, pak më shumë se një vit më parë ishte pjesë e ekspeditës axurre në Kupën e Botës së SHBA. Portieri i dytë i Parmës ishte Alessandro Nista, i cili zuri vendin e një “totemi” tjetër si Giovanni Galli, që kaloi në Serie B, te Lucchese. Ai, Buffon, nuk ishte askush tjetër përveç portierit të Walter Salvioni për të rinjtë, i cili, për më tepër, do t’i afrohej “Scudetto” atë sezon, duke e humbur “finalen” kundër Perugia.

Arsyeja është se në atë Parma-Milan, që përfundoi 0-0, Buffon, shumë i ri, iu zbulua botës. Ai ishte vetëm 17 vjeç, por nëse skuadra e Scala largohej nga fusha e pamposhtur kundër kampionëve të ardhshëm italianë, merita ishte e tij dhe e askujt tjetër. Gigi nuk fjeti gjatë lojës, sin ë autobus. Përkundrazi; ai shfaqet me dalje të guximshme, bën pritje, demonstron besim dhe përqendrim nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Legjenda e tij filloi pikërisht aty. Dhe vazhdon ende, edhe pse sot ka 42 vite mbi supe. Rekordmen i ndeshjeve të luajtura në Serie A, me të vetmin trofe që i mungon në “palmares”; Liga e Kampionëve. Një “peng” që vijon ta ndjekë akoma, pa u tërhequr nga futbolli…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit