Parma-Juventus dhe debutimi virtual i Sarri-t

24 Gusht 2019
14:50
back button

Debutimi i Maurizio Sarri-t si trajner i Juventus-it do të jetë i veçantë.

Ish-trajneri i Chelsea-t nuk ka mundur të udhëtojë me ekipin në Parma për arsye shëndetësore dhe do të jetë i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga divani i shtëpisë. 

Siç ka bërë të ditur “La Gazzetta dello Sport”, Sarri do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me stafin e tij dhe kryesisht me zëvendësin Giovanni Martusciello. 

Në këto raste është i lejuar përdorimi i smartphone-ve edhe në stol, për këtë arsye kontakti i Sarri-t me stafin e tij do të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë 90 minutave. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit