Partizani “bëhet me krahë” nga Austria: Derbi nuk luhet, por fitohet. Ne jemi kampionët

30 Nëntor 2020
11:15
Alfred Lleshi
back button

Nis java e derbit të madh të kryeqytetit. Do të jetë përballja e parë e këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit. Të kuqtë janë kryesues të Superiores, ndërsa bardheblutë 6 pikë më larg. Megjithatë, derbi nuk pyet për “koordinata” të tilla, ai është “luftë” kurdo që luhet. Nga Austria ka ardhur karikimi i parë për “demat e kuq”, nga ish-futbollisti i tyre, Edmond Dosti. Përmes rrjeteve sociale, ai ka shkruar mëngjesin e sotëm:

“Të premten luajmë derbin kundër kundërshtarit të përjetshëm, por nuk duhet nënvlerësuar. Ne jemi në kushtet që mund t’i mposhtim dhe duhet t’i mposhtim, nuk ka rrugë tjetër. Fitorja e derbit vlen sa një kampionat. Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për sukses, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar ndeshjen e derbit, besoj shumë te fitorja. Ne (ish-pjesëtarët e klubit dhe tifozët) po mundohemi t’i transmetojmë trajnerit dhe skuadrës besim te fitorja. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund ta mposhtim kundërshtarin, sepse jemi në rrugë të mbarë për fitimin e kampionatit. Dhe jemi një familje e madhe me emrin Partizani❤❤. Suksese dhe me një fitore 🙏❤❤⚽️⚽️🥅 PMTP! Derbi nuk është një ndeshje për t’u luajtur, por për t’u fituar. Ne jemi kampionët🏆💪✌PMTP 🔴🔴⚽️⚽️🥅🙏🙋‍♂️♥️🇦🇹 !

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit