Partizani bën “boom” në merkato, sjell lojtaren e kombëtares turke

26 Gusht 2019
17:35
Telesport
back button

Volejbollistja turke Yeliz Basa është përforcimi i radhës i skuadrës së Partizanit për femra. 32-vjeçarja luan diagonaliste, 1.88 metra e gjatë, që sezonin e ardhshëm 2019-2020 do të debutojë në kampionatin shqiptar me fanellën e skuadrës së “kuqe”.

Një përforcim që konsiderohet shumë i rëndësishëm për stafin e skuadrës së Partizanit, një lojtare me shumë përvojë, që ka luajtur jo vetëm në Europë por edhe në Azi. “Një lojtare që kudo ku ka luajtur ka dalë kampione dhe shpresoj që kjo të realizohet edhe me Partizanin”, thotë për “Telesport.al” presidenti Rogert Huqi, që konfirmoi transferimin e lojtares së kombëtares turke.

Volejbollistja turke Yeliz Basa

Sezonin e fundit, Basa është aktivizuar në Indonezi dhe Tajlandë, ku është dalluar me lojën e saj. Një përforcim që pritet t’i japë një fytyrë tjetër skuadrës së Partizanit, që sezonin e ri do të luajë edhe në eliminatoret e Champions League (në datat 8 dhe 15 tetor, të kuqtë do të luajnë ndaj boshnjakeve të Jedinstvo Brcko).

Basa është lojtarja e dytë e huaj që firmos për Partizanin, pas sllovakes Romana Hudecova edhe kjo lojtare e ekipit kombëtar në vendin e saj. Ndërkohë që e kampionet e Shqipërisë janë afruar edhe 4 volejbolliste nga kampionatiu shqiptar: Klonarda Nezaj, Fatbardha Picaku, Jola Gjermeni dhe Joana Kushi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit