Partizani bën “boom” në merkato, vjen lojtarja e kombëtares sllovake

10 Korrik 2019
11:44
Telesport
back button

Skuadra e Partizanit në volejboll për femra, kampione e Shqipërisë dhe fituese e Kupës sezonin e fundit, ka zyrtarizuar afrimin e volejbollistes sllovake Romana Hudecova. 26-vjeçe në shtator, Hudecova (1.77 metra e gjatë) është anëtare e kombëtares së Sllovakisë dhe ajo vjen në kampionatin shqiptar nga skuadra e Strabag Bratislava.

Hudecova, shutere me përvojë në arenën ndërkombëtare, është përforcimi i parë i ekipit të Partizanit për sezonin e ardhshëm 2019-2020, ku të kuqtë e trajnerit Roland Tarja do të luajnë edhe në Champions League. Në raundin e parë, Partizani do të luajnë ndaj boshnjakeve të Zok Bimal-Jedinstvo Brcko, më 8 dhe 15 tetor.

Presidenti i Partizanit, Rogert Huqi, për mediat sllovake pohon: “Hudecova është blerja jonë e parë për sezonin e ri dhe do të kemi të tjera surpriza për të ardhmen. Ne duam të jemi kompetitiv dhe të fitojmë në këtë aventurë në Champions League ndaj rivaleve boshjake. Ftoj tifozët këtu në Tiranë dhe Bosnje të na ndjekin e mbështesin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit