Partizani bën përforcimin e radhës, rrëmben mbrojtësin 22-vjeçar

21 Janar 2022
10:58
Alfred Lleshi
back button

Partizani ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për një mbrojtës, që ka luajtur edhe më parë në Superiore: Andi Hadroj. Ja njoftimi i klubit të kuq me këtë rast:

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Andi Hadroj. Mbrojtësi 22-vjeçar pas eksperiencave te Laçi dhe Bylis do të jetë pjesë e të kuqve në Superligë. Hadroj i cili ka nënshkruar me Partizanin një kontratë për dy vite e gjysëm është vënë menjëherë nën urdhrat e trainerit Dritan Mehmeti”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit