Partizani bie në Laç dhe humb kryesimin. Kampionët kthehen në “fron”, Vllaznia fundos kuksianët

3 Nëntor 2022
15:10
Alfred Lleshi
back button

Zhvillime të rëndësishme dhe ndryshime domethënëse në Kategorinë Superiore. Sot u luajtën tri ndeshje të javës së 11-të, ku u regjistrua i njëjti numër golash. Laçi ka mposhtur “demat e kuq” 1-0. Në fakt, ka mjaftuar goli i Serxho Ujkës nga goditja e dënimit për ta zbritur Partizanin nga “froni” pas këtij “stacioni” të kampionatit.

Humbja e dytë radhazi për skuadrën e italianit Colella, pas “shuplakës” së rëndë ndaj Egantias, çka i kushton edhe kreun e renditjes aktuale. Ka përfituar nga këto ndalesa të rivalit historik Tirana, e cila ka bërë detyrën e vet në “Selman Stermasi”. Bardheblutë kanë fituar falë golit të Patrick në minutën e 51-të.

Rrogozhinasit nuk ia kanë dalë në kryeqytet edhe duke pasur në stol njeriun e konsideruar anti-Tiranë, si Shpëtim Duro. Një gol i vetëm ka vendosur edhe fatin e sfidës së veriorëve mes Kukësit dhe Vllaznisë. Ka qenë Hakaj, në fund të pjesës së parë, ai që ka realizuar një gol të bukur nga rreth 16-metra, duke fundosur edhe më keq verilindorët e drejtuar nga Dobi.

Java e 11-të e Superiores
KUKËSI-VLLAZNIA 0-1
Goli: Hakaj 43′

TIRANA-EGNATIA 1-0
Goli: Patrick 52′

LAÇI-PARTIZANI  1-0
Goli: Ujka 17′

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit