Partizani bie në transfertën kuksiane, “festival golash” në Ballsh

24 Shkurt 2023
15:11
Alfred Lleshi
back button

Startoi sot java e 23-të e Kategorisë Superiore, me dy ndeshjet ndeshjet hapëse Kukësi-Partizani 1-0 dhe Bylis-Egnatia 2-3. Në qytetin verilindor u përball skuadra e vendit të dytë me atë të parfundit në klasfikimin momental, por kjo nuk ka rezonuar si përpjestim i drejtë edhe në rezultatin final.

Pra, ka triumfuar skuadra e renditur më dobët, por që luajti në shtëpi dhe e zhbllokoi rezultatin shpejt, qysh në minutën e 22-të. Një gjysmëkrosimi i ardhur nga e majta e sulmit kuksian, Gjelbrim Taipi e ka shndërruar në golin e çmuar e të bukur me gjysmëroveshiatë.

Portieri i kuq, Nexhipi nuk ka çfarë të bëjë, por e nxjerr topin nga rrjeta e tij. Praktikisht, ky gol i hershëm la të kuptohej se ndeshja do të kishte të tjera raste po kaq interesante. Të kuqtë kishin mjaft kohë në dispozicion për të rikthyer ekuilibrin rezultativ në fushë, por nuk ia dolën.

Kjo për meritë të vendësve, që bënë çmos ta mbronin fitoren e çmuar, por edhe mefshtësi në fazën finalizuese të kryeqytetasve. Me këtë fitore, Kukësi lë përkohësisht fundin e klasifikimit të Superiores, duke u ngjitur i shtati me 28 pikë. Nga ana tjetër, Partizani bën hap fals në ndjekjen e Tiranës dhe mbetet i dyti, me 37 pikë.

Po sot u luajt ndeshja tjetër e kësaj jave të kampionatit, Bylis-Egnatia, e cila pati emicione shumë të forta. Plot 5 gola u shënuan në “Adush Muça”, ku triumfuan rrogozhinasit 3-2 me përmbysje. Kronologjia e golave në këtë sfidë ishte si vijon: BYLIS – Lajthia 47′, Trumçi 87′ / EGNATIA – Xhekson 56′, Duamena 63′, Atanda 83′.

Pas këtij “stacioni” të garës, Egnatia renditet e katërta me 34 pikë, në kërkim të Kupave të Europës; ndërsa ballshiotët të parafundit me 26 pikë, mjaft të rrezikuar për mbijetesë. Ndeshjet e tjera të javës së 23-të janë: Erzeni-Laçi (sot); Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Kastrioti (nesër).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit