Partizani “divorcohet” me kampionin e radhës, largohet sulmuesi

17 Gusht 2019
12:38
Alfred Lleshi
back button

Partizani ka ndërprerë kontratën me njërin nga sulmuesit e vet, pikërisht me Emmanuel Mensah. Ganezi 25-vjeçar shënoi 5 gola në kampionatin e kaluar me të kuqtë, por nuk ka më vend në planet e trajnerit Franco Lerda. Ai duhet ta vazhdojë karrierën diku tjetër. Me këtë rast, kampionët e Shqipërisë e kanë falendëruar atë për kontriubutin e dhënë:

“Klubi i Futbollit Partizani falënderon Emmanuel Mensah për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe. Sulmuesi nga Gana, i cili ishte pjesë e suksesit të fitimit të titullit kampion, ka vendosur të ndërpresë aventurën me të kuqtë, duke gjetur edhe mirëkuptimin nga drejtuesit e klubit. Nëpërmjet kanalit zyrtar, sulmuesi 25-vjeçar falenderon klubin, duke i uruar suksese në sezonin e ri, si dhe tifozërinë e Partizanit, e cila do të mbetet pjesë e paharruar në eksperiencën e tij 1-vjeçare, si kampion i Shqipërisë. Njëkohësisht, klubi i uron shumë suksese në karrierën e tij sportive”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit