Partizani e djeg gjithë natën, datëlindja e trajnerit festohet me trofe (video)

19 Gusht 2019
11:45
Alfred Lleshi
back button

Franco Lerda ka lindur më 19 gusht 1967. Pra, trajneri i Partizanit mbush sot 52 vjeç. Këtë moment të shënuar në jetën e tij, njeriu i stolit të kuq e ka festuar me trofe, në një ceremoni ngazëllyese, të organizuar nga klubi 16 herë kampion i Shqipërisë. Staf teknik, drejtues dhe lojtarë janë mbledhur në kryeqytet, në një lokal të njohur, për të trokitur gotat me rastin e fitores së Superkupës së Shqipërisë, me rezultatin 4-2 ndaj Kukësit. 

Direkt pas triumfit në “Elbasan Arena”, të kuqtë kanë marrë rrugën për në kryeytet, ku i janë shtruar këngës e valles, por edhe ndonjë birre të ftohtë apo pije energjike. Nuk ka munguar as torta për trajnerin Lerda, si dhe kënga përkatëse me rastin e një ditëlindjeje, në gjuhën italiane. Jo pak i emocionuar, 52-vjeçari italian ka pranuar urimet e të pranishmëve, si dhe ka bërë “gëzuar” me të gjithë. 

Nuk ka më bukur se dy gëzime në një mbrëmje si kjo (në kapërcyell të datave 18 dhe 19 gusht). Sezoni i ri nis me trofe, ndërkohë që dy të tjerë janë në lojë: kampionati dhe Kupa e Shqipërisë. Në të parin duhet mbrojtur kurora, në kompeticionin e dytë duhet bërë “sefte”, pas një “agjërimi” të gjatë, nga vitit 2004.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit