Partizani e Mirdita ndajnë kreun në kampionatin e femrave

28 Tetor 2019
8:15
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së 4-t të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për femra. Në Grupin A1, një duo në krye të renditjes: Partizani e Mirdita, që udhëheqin me nga 12 pikë të plota. Të dyja këto skuadra fituan në takimet e kësaj jave: Të kuqtë 3-0 ndaj Vllaznisë dhe mirditoret 3-0 në Korçë.

Në vendin e tretë n dodhet Tirana, që mposhti 3-0 Teutën, e cila nuk ka asnjë pikë. Një moment delikat ky për ekipin durrsak, që gjithnjë ka qenë në elitë. Fiton edhe ekipi i Barleti Volley, që mundi pa probleme 3-0 Apoloninë dhe synon një vend në play off.

Volejboll – Femra, Grupi A1 (java 4-t)

Skenderbeu – Minatori, 0-3 (14-25, 19-25, 4-25)

Barleti Volley – Apolonia, 3-0 (25-7, 25-16, 25-6)

Teuta – Tirana, 0-3 (12-25, 15-25, 22-25)

Partizani – Vllaznia, 3-0 (25-22, 25-18, 25-15)

Renditja: Partizani 12 pikë, Mirdita 12 pikë, Tirana 9 pikë, Barleti Volley 6 pikë, Vllaznia 6 pikë, Skënderbeu 2 pikë, Apolonia 1 pikë, Teuta 0 pikë.

Volejboll – Femra, Grupi A2 (java e 3-te)

Lushnja – Korabi, 3-2 (25-18, 25-18, 14-25, 18-25, 15-9)

Agroturizem Huqi – Elbasani, 3-1 (26-28, 25-16, 25-22, 25-16)

Flamurtari (pushim)

Renditja: Agroturizëm Huqi 9 pikë, Korabi 4 pikë, Elbasani 3 pikë, Lushnja 2 pikë, Flamurtari 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit