Partizani e Tirana ndajnë kreun e Superligës, garë e fortë për play off-in

19 Mars 2023
15:21
Telesport
back button

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 13-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Partizani e Tirana vijojnë të kryesojnë së bashku renditjen me nga 33 pikë secila, pas fitoreve të arritura në ndeshjet e fundit.

Partizani fitoi 3-1 me përmbysje në Korcce ndaj Skënderbeut vendës (20-25, 25-16, 25-12, 25-20). Po 3-1 fiton edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi Studentin në derbin kryeqytetas (25-15, 5-16, 22-25, 25-18).

Ritmin e dyshes së kreut ruan Erzeni, që mundi 3-0 Elbasanin jashtë fushe (25-16, 25-19, 25-19). Dy pikë të rëndësishme për një vend në katërshe siguron Vllaznia, që në Shkodër mundi 3-2 Teutën (25-21, 19-25, 19-25, 25-23, 15-13).

Superliga-Meshkuj, java e 13-të

Skënderbeu – Partizani, 1-3

Elbasani – Erzeni, 0-3

Vllaznia – Teuta, 3-2

Tirana – Studenti, 3-1

Renditja: Partizani 33 pikë, Tirana 33 pikë, Erzeni 31 pikë, Skënderbeu 20 pikë, Vllaznia 19 pikë, Studenti 10 pikë, Teuta 6 pikë, Elbasani 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit