Partizani eliminohet nga Champions League, largohet edhe trajneri turk

31 Tetor 2019
19:42
Telesport
back button

Partizani në volejboll për femra është eliminuar nga turneu i Champions League. Ekipi kampion i Shqipërisë u mund sot në mbrëmje 3-0 nga hungarezet e Vasas Obuda Dubapest, ndeshje e luajtur në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet. Ky rezultat u regjistrua edhe një javë më parë në Hungari, ndaj të “kuqtë” e trajnerit Sancak i thonë lamtumirë këtij turneu. Gjithsesi, Partizani do të vijojë aventurën e tij në Kupën CEV.

Ndeshja u dominua në të trija setet nga skuadra hungareze, që me përjashtim të pikëve të para të setit të parë, e pati lojën vazhdimisht nën kontroll. Partizani bëri shumë gabime në mbrojtje, sidomos në pritjen e topit të parë, cka kushtëzuan edhe problemet në organizim e sulm. Gjithsesi, përvoja e ekipit hungarez ishte e madhe, duke e merituar fitoren. Përvec eliminimit, një tjetër lajmiI keq për Partizanin është largimi i trajnerit turk Nejat Sancak, që i rikthehet detyrës si trajner i kombëtares së Kazakistanit.

Partizani – Vasas Obuda Budapest, 0-3 (19-25, 17-25, 16-25)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit