Partizani eliminohet nga ekipi i Kategorisë së Parë, shpërthejnë tifozët!

12 Shkurt 2020
16:02
back button

Menjëherë pasi klubi i Partizanit ka postuar rezultatin e ndeshjes ndaj Besëlidhjes, të fituar 3-1 në Kupën e Shqipërisë por që nuk shërbeu për kualifikim (të kuqtë ishin mundur 3-0 në Lezhë), tifozët kanë shpërthyer me kritika, ofendime dhe sidomos akuza të forta ndaj presidentit dhe drejtuesve, në rrjetet sociale…

“Turp! Jeni të paftyrë”, ose “i mbushët xhepat mirë”, apo “ku i keni sulmuesit, në 180 minuta nuk i shënojnë dot një gol Besëlidhjes” ishin disa nga komentet. Sakaq, akuzat më të forta i drejtohen drejtorit Olsi Rama, por nuk mbetet i paprekur edhe presidenti Demi dhe trajneri Sormani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit