Partizani fiton derbin me Tiranën, Erzeni “leksion” Vllaznisë në Shkodër

1 Mars 2021
8:48
Telesport
back button

Java e tretë e Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj, Grupi A dhe ajo e dytë e Grupit B, ka nisur të përvijojë skuadrat pretendente për një vend në gjysmëfinalet play off.

Në Grupin A, Erzeni udhëheq me 6 pikë të plota, duke mundur edhe skuadrën rivale të Vllaznisë, 3-0 në Shkodër (Vllaznia ka një ndeshje më shumë se shijakasit). Në këtë grup veçohet edhe fitorja e parë sezonale e Elbasanit, që mundi 3-0 Teutën.

Në Grupin B, Partizani fitoi 3-1 derbin me Tiranën dhe kryeson me pikë të plota, ndeshje me rivalitet në të katërta setet, të vendosura në pikët e fundit. Po 3-1 fiton edhe Studenti, që mposhti 3-1 Farka Volley në “Fahrie Hoti”

Volejboll – Meshkuj, Grupi A (Java e 3-të)

Elbasani – Teuta, 3-0

Vllaznia – Erzeni, 0-3

Skënderbeu (pushim)

Renditja: Erzeni 6 pikë, Vllaznia 6 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Elbasani 3 pikë, Teuta 0 pikë.

Volejboll – Meshkuj, Grupi B (Java e 2-të)

Farka Volley – Studenti, 1-3

Partizani – Tirana, 3-1

Renditja: Partizani 6 pikë, Tirana 3 pikë, Studenti 3 pikë, Farka Volley 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit