Partizani fiton me përmbysje ndaj Tiranës, titulli kampion një ndeshje larg

27 Prill 2019
20:07
Telesport
back button

Partizani në volejboll për femra fitoi sot në mbrëmje 3-1 ndaj Tiranës në finalen e dytë të play off-it, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Sfida e luajtur në “Asllan Rusi” ka qenë shumë e bukur, hera-herës dramatike dhe me shumë emocione, aq sa tri sete u përcaktuan në pikët shtesë.

Edhe pse Tirana fitoi setin e parë, bardheblutë nuk arritën të ruajnë avantazhin deri në fund. Partizani u tregua më i saktë në momentet vendimtare, duke përmbysur disvantazhin dhe korri një fitore me shumë vlera. Të kuqtë e trajnerit Tarja tashmë janë vetëm një fitore larg titullit kampion.

Sfida e sotme, ashtu sikurse pritej, ishte e një niveli të lartë, teksa të dyja ekipet dueluan fort gjatë gjithë kohës. Me përjashtim të setit të tretë, setet e tjera ishin të ekuilibruara, me barazime të shpeshta. Sfida e tretë finale, ajo që mund të përcaktojë ekipin kampion, do të zhvillohet më 30 prill në “Fahrie Hoti”.

Volejboll – Femra, Finale Play off

Ndeshje 1, Tirana – Partizani, 0-3 (22-25, 23-25, 19-25)

Ndeshje 2, Partizani – Tirana, 3-1 (25-27, 26-24, 25-15, 26-24)

30 prill, Tirana – Partizani, ora 16:00 (Fahrie Hoti)

*Partizani udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve finale

Lajme të tjera

Lajmet e fundit