Partizani fiton Superkupën për femra, mposht Flamurtarin pas dy kohëve shtesë

1 Dhjetor 2023
8:19
Telesport
back button

Partizani fitoi Superkupën e Shqipërisë në basketboll për femra, duke mundur me rezultatin 77-74 Flamurtarin, ndeshje e luajtur në sallën e lojërave “Feti Borova” në kryeqytet. Një ndeshje e hapur dhe me shumë rivalitet, vendosur pas dy kohëve shtesë.

Të dyja ekipet dueluan fort për fitoren dhe trofeun e radhës, duke bërë që barazimet të ishin të shpeshta. Koha e rregullt u mbyll 60-60, ndërkohë që shtesa e parë përfundoi 64-64 dhe pas 10 minutash shtesë, skuadra kryeqytetase triumfoi 77-74, duke korrur trofeun e parë sezonal.

Në finale u përballën Flamurtari kampion e Partizani fitues i Kupës së Shqipërisë, në një ndeshje ku frika nga humbja e trofeut ndikoi edhe në gabimet e shumta. Gjithsesi, rivaliteti ishte i madh, ndërkohë që për vlonjatet kjo është humbja e parë sezonale, teksa udhëheq e pamposhtur kampionati.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit