Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 kundër Kukësit në javën e 32-të të kampionatit dhe tani ka shkuar vetëm dy pikë larg Tiranës kryesuese.
PARTIZANI-KUKESI 1-1 – VIDEO
Ndeshja nuk ka nisur mirë për Demat e Kuq, që e kanë parë veten në disavantazh pas vetëm 10 minutash lojë pas një goli të shënuar nga Taipi.
PARTIZANI-KUKESI 2-1 – VIDEO
Reagimi i Partizanit ka ardhur në minutën e 25-të me golin e barazimit të Da Silva-s. Tri minuta më mbrapa ka ardhur edhe goli i përmbysjes i shënuar nga Atanaskoski.
Da Silva ka qenë protagonist edhe në pjesën e dytë duke realizuar edhe golin e tretë të ndeshjes në minutën e 58-të dhe duke fiksuar shifrat në 3-1.
TEUTA-TIRANA 0-1 – VIDEO
Bie Tirana. Bardheblutë kanë pësuar një humbje 2-1 me përmbysje kundër Teutës. Sfida është zhbllokuar në pjesën e dytë, me Haxhiun që ka kaluar në avantazh Tiranën në minutën e 53-të.
TEUTA-TIRANA 1-1 – VIDEO
Durrsakët janë kundërpërgjigjur në minutën e 64-t me Emilian Vilan dhe kanë përmbysur gjithçka në të 73-ën me Lorenco Vilan. Bardheblutë e kanë mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë Behiratce në minutën e 79-të.
TEUTA-TIRANA 2-1 – VIDEO
Tirana kryeson renditjen tani me 59 pikë, vetëm dy më shumë se Partizani i vendit të dytë dhe ndeshja e ardhshme në kampionat do të jetë pikërisht derbi me Partizanin.