Partizani gjen sozinë e Atandës, një afrikan për mbrojtjen

16 Gusht 2019
9:32
back button

Partizani nuk e ka mbyllur merkaton dhe do të mundohet t’i sjellë trajnerit Franco Lerda dhe një mbrojtës qendre. Ekipi i kuq po punon në pista të huaja dhe së fundmi ka nisur kontaktet me një futbollist nga Afrika. 

Drejtuesit kërkojnë të gjejnë zëvenduesin ideal të Atandës dhe shohin tek afrikani të duhurin. Emri i lojtarit nuk bëhet i ditur, por burime pranë klubit të kuq për Telesport tregojnë se futbollisti luan për një kombëtare afrikane. 

Drejtori Rama ka pëlqim për të dhe pritet që gjithçka të mbyllet në ditët në vazhdim. Ai do të shtojë konkurrencën në repartin e mbrojtjes, aty ku momentalisht janë Egzon Belica, Eneo Bitri dhe Deian Boldor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit