Partizani godet në merkato, nga përtej oqeanit vijnë një amerikane e një kubaneze

1 Shkurt 2023
9:58
Telesport
back button

Skuadra e Partizanit në volejboll për femra, që kryeson Superligën me 21 pikë të plota (i ka fituar të 7 ndeshjet e luajtura deri më tani), nuk ka ndërmend të ndalet. Klubi i kuq ka konfirmuar transferimin e dy volejbollisteve të huaja.

Bëhet fjalë për amerikanen Jada Burse dhe kubanezen Reglia Flavia Martinez Ortiz. Dy lojtaret do t’i bashkohen skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit, duke konfirmuar pretendimet për fitimin e titullit kampion, Kupës së Shqipërisë dhe Ligës “Gjergj Kastrioti”.

Partizani është në garë për të trija këto trofe, ndërkohë që më herët, në shtator, fitoi edhe Kupën e Federatës. Volejbollistja amerikane Jada Burse, 25 vjeçe, debuton në Europë dhe është një shutere.

Ndërsa lojtarja kubaneze Martinez Ortiz, është 23-vjeçe dhe ashtu si amerikania debton në Europë. Dy përforcime me vlera për ekipin e Partizanit, që drejtohet nga trajneri turk Hakki Ertan Albayrak, që deri më tani ka dominuar në kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit