Partizani hakmerret ndaj Tiranës, fiton Kupën e Pavarësisë për meshkuj

27 Nëntor 2022
21:35
Gentian Spiri

Ekipi i Partizanit u shpall sonte fitues i Kupës së Pavarësisë në volejboll për meshkuj. Të kuqtë e trajnerit Ylli Tomorri fituan 3-1 në finale ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas luajtur në Farkë. Në këtë turne, morën pjesë ekipet më të mira nga Shqipëria e Kosova.

Në finale, skuadra e “kuqe” e dominoi ndeshjen shumicën e kohës, duke e merituar fitoren. Partizani mposhti 25-9 Tiranën në setin e parë, por bardheblutë rikthejnë ekuilibrin, duke fituar 25-19 setin e dytë.

Më pas, në fushë komandon Partizani, ndjeshëm më superior, duke fituar 25-21 e 25-17 dy setet e tjera e krejt ndeshjen 3-1. Për të kuqtë ky është trofeu i parë sezonal, që në gjysmëfinale patën mposhtur Pejën, ndërsa Tirana eliminoi Luboteni.

Kupa e Pavarësisë-Meshkuj

Tirana – Luboteni, 3-0

Peja – Partizani, 0-3

Finale

Tirana – Partizani, 1-3

Lajme të tjera

Lajmet e fundit