Partizani i falet VAR-it dhe Carës, s’ka fitues në Air Albania Stadium (Video)

20 Nëntor 2021
21:51
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në barazim Partizani-Laçi, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit shqiptar të futbollit.

Nga një gol për pjesë në takimin e luajtur në Air Albania Stadium.

Kanë qenë laçianët që kanë zhbllokuar sfidën me një penallti të Shehut në minutën e 35-të të 45 minutave të para.

Reagimi i Të Kuqve ka ardhur nëntë minuta para fundit falë një devijimi të Carës që ka shmangur humbjen. Një gol që është konfirmuar nga VAR.

Partizani ka dalë nga zona e ftohtë e renditjes, duke parakaluar përkohësisht Dinamo-n falë një diference më të mirë golash.

Laçi mban vendin e pestë me 12 pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit