PARTIZANI KAMPION! Të Kuqtë nuk gabojnë kundër Teutës (Video)

29 Maj 2023
18:15
Telesport
back button

Partizani ka mundur 2-0 Teutën në javën e fundit të kampionatit dhe është shapllu kampion i Shqipërisë, duke lënë durrsakët jashtë Europës.

Të Kuqtë kanë zhbllokuar ndeshje në minutën e 38-të të pjesës së parë me Rrapaj, ndërsa goli i sigurisë ka ardhur në fundin e pjesës së dytë dhe është shënuar nga Cara në minutën e 97-të.

PARTIZANI-TEUTA – GOLI I RRAPAJ – VIDEO

Festa për golin e shënuar nga Rrapaj në minutën e 39-të është pasuar nga një skenë e pabesueshme. Në fakt, përveçse tifozët e Partizanit janë futur në fushë pa asnjë pengesë për të festuar me lojtarët, ata janë kapur edhe me futbollistët e skuadrës së tyre.

PARTIZANI-TEUTA – FUTJA NË FUSHË E TIFOZËVE – VIDEO

Lojtarët e Partizanit nxitën tifozët që të ktheheshin në tribunë, por një gjë e tillë duket nuk u pëlqye nga disa prej ultrasve, të cilët janë përplasur me Mba apo Maget, duke krijuar disa çaste kaosi që u qetësuan vetëm nga ndërhyrja e forcave të sigurisë të stadiumit.

PARTIZANI-TEUTA – GOLI I CARES – VIDEO

Ka shkuar dëm fitorja e Tiranës që ka mundur 2-1 Erzenin. Bardheblutë që e kanë mbyllur kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin, por kanë humbur titullin për shkak të përballjeve direkte në favor të Të Kuqve, ndërsa Erzeni do të luajë në “play out” me Korabin.

Vllaznia ka mundur 2-1 Bylisin dhe e ka mbyllur kampionatin në vendin e katërt, i fundit që garanton pjesëmarrjen në kompeticionet europiane, ndërsa ballshiotët kanë rënë nga kategoria.

Libri i Artë i Kategorisë Superiore

1930 – Tirana

1931 – Tirana

1932 – Tirana

1933 – Skënderbeu

1934 – Tirana

1935 – (nuk u zhvillua)

1936 – Tirana

1937 – Tirana

1938 – (nuk u zhvillua)

1939 – (nuk u njoh)

1940 – (nuk u njoh)

1941 – (nuk u zhvillua)

1942 – (nuk u njoh)

1943 – (nuk u zhvillua)

1944 – (nuk u zhvillua)

1945 – Vllaznia

1946 – Vllaznia

1947 – Partizani

1948 – Partizani

1949 – Partizani

1950 – Dinamo

1951 – Dinamo

1952 – Dinamo

1953 – Dinamo

1954 – Partizani

1955 – Dinamo

1956 – Dinamo

1957 – Partizani

1958 – Partizani

1959 – Partizani

1960 – Dinamo

1961 – Partizani

1962-1963 – Partizani

1963-1964 – Partizani

1964-1965 – Tirana

1965-1966 – Tirana

1966-1967 – Dinamo

1968 – Tirana

1969-1970 – Tirana

1970-1971 – Partizani

1971-1972 – Vllaznia

1972-1973 – Dinamo

1973-1974 – Vllaznia

1974-1975 – Dinamo

1975-1976 – Dinamo

1976-1977 – Dinamo

1977-1978 – Vllaznia

1978-1979 – Partizani

1979-1980 – Dinamo

1980-1981 – Partizani

1981-1982 – Tirana

1982-1983 – Vllaznia

1983-1984 – Elbasani

1984-1985 – Tirana

1985-1986 – Dinamo

1986-1987 – Partizani

1987-1988 – Tirana

1988-1989 – Tirana

1989-1990 – Dinamo

1990-1991 – Flamurtari

1991-1992 – Vllaznia

1992-1993 – Partizani

1993-1994 – Teuta

1994-1995 – Tirana

1995-1996 – Tirana

1996-1997 – Tirana

1997-1998 – Vllaznia

1998-1999 – Tirana

1999-2000 – Tirana

2000-2001 – Vllaznia

2001-2002 – Dinamo

2002-2003 – Tirana

2003-2004 – Tirana

2004-2005 – Tirana

2005-2006 – Elbasani

2006-2007 – Tirana

2007-2008 – Dinamo

2008-2009 – Tirana

2009-2010 – Dinamo

2010-2011 – Skënderbeu

2011-2012 – Skënderbeu

2012-2013 – Skënderbeu

2013-2014 – Skënderbeu

2014-2015 – Skënderbeu

2015-2016 – Skënderbeu

2016-2017 – Kukësi

2017-2018 – Skënderbeu

2018-2019 – Partizani

2019-2020 – Tirana

2020-2021 – Teuta

2021-2022 – Tirana

2022-2023 – PARTIZANI

Lajme të tjera

Lajmet e fundit