Partizani kryen blerjen surprizë, vjen shuterja e kombëtares së Ruandës

7 Shtator 2019
15:36
Telesport
back button

Partizani në volejboll për femra ka zyrtarizuar sot një tjetër përforcim në merkato. Në radhët e skuadrës kampione është afruar shuterja 24-vjeçare Benitha Mukandayisenda. Ajo është lojtare e kombëtares së Ruandës e shpallur MVP në vendin e saj sezonin e fundit.

Benitha Mukandayisenda, 1.85 metra e gjatë, është një shutere e pozicionit 4. Ajo është një lojtarë me shumë potencë në vijën e parë, që pritet t’i japë energji sulmit të Partizanit si në kampionat ashtu dhe në Champions League, turne ku të “kuqtë” do të debutojnë sezonin e ri (të kuqtë do të luajnë në turin eliminatore ndaj boshnjakeve të Zok Brcko).

Mukandayisenda është lojtarja e katërt e huaj që firmos brenda një muaji me Partizanin, ekipin kampion në fuqi në Shqipëri. Te Partizani kanë ardhur volejbollistja sllovake Romana Hudecova, ajo turke Yeliz Basa, pasuesja amerikane Kaylee Manns si dhe 4 volejbolliste nga kampionati kombëtar, që e kanë rritur ndjeshëm potencialin e ekipit kryeqytetas.

Mendoj se kemi bërë një merkato cilësore, duke afruar volejbolliste që kanë cilësi të mira dhe që do të bëjnë diferencën në fushë në arenën ndërkombëtare. Kjo merkato konfirmon pretendimet tona. Tashmë ka mbetur për të zyrtarizuar edhe emrin e trajnerit. Besoj se brenda javës së ardhshme do ta konfirmojmë edhe atë”, u shpreh Rogert Huqi, presidenti i Partizanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit