Partizani-Kukësi? Egbo: Nuk na tremb askush!

6 Qershor 2020
20:16
Eraldo Harlicaj

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ka folur në lidhje me testet e bëra në skuadrën e tij. Numri një i stolit është lehtësuar sepse të gjitha përgjigjet kanë qenë negative.

Bardheblutë tani po mendojnë për sfidën e radhës kundër Luftëtarit në Gjirokastër. Tekniku ka folur nga një konferencë për medie ku flet për testet e COVID-19.

Testet – “Lojtarët i kanë kryer të gjithë testet. Fatmirësisht kemi dalë negativë, të gjithë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me një situatë të tillë”.

Luftëtari – “Futbollistët e mi e dinë se çfarë i pret, prandaj nuk më tremb kjo sfidë. Kishim 10 finale, tani na kanë mbetur dhe 9 finale. Luftëtari është poshtë me pikë, por ne nuk do ta nënvlerësojmë”.

Partizani-Kukësi – “Nuk më intereson si ndeshje, shohim vetëm veten. Ne duhet të mendojmë për të fituar ndeshjet tona”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit